A rekomandohet të përdorni telefonin derisa jepni gji?

2018-05-30 në ora 14:46

Një grua me status të nënës, nëpërmjet një postimi në forumin ndërkombëtar të nënave, ka njoftuar se përdorimi i telefonit përgjatë periudhës gji dhënëse është krejtësisht normale duke e mbështetur në argumente të rutinës ditore të saj.

Madje, ajo ka njoftuar lexuesit e saj se edhe këtë letër e ka shkruar deri sa ka ushqyer me gji, transmeton Gazeta Shneta.

Ja ç’thotë letra e saj:

“Jam duke e shkruar këtë postim, ani pse jam duke dhënë gji.

Vajza ime ka vendosur kokën në pjesës së përparme të bërrylit, derisa po thith gjirin.

Kjo gjë i ndodh pothuajse çdo ditë vajzës sime, ngase nuk mund të ndahem nga telefoni im. Kjo është krejtësisht normale, duke pasur parasysh se jetojmë në vitin 2018, ku teknologjia ka marrë zemrat e të gjithëve.

Pavarësisht se ekzistojnë studime kontraverse mbi përdorimin e pajisjeve gjatë gji dhënies, nuk është se u besoj shumë atyre. Rezultatet e atyre studimeve më duken jobindëse.”, thuhet në letrën e saj.

Megjithatë, mbikëqyrja e plotë e foshnjës deri sa ushqeni me gji do të ishte esenciale për një nënë, me qëllim të shmangies së çdo rreziku./Gazeta Shneta/