Nuk ka dyshim se rrjetet sociale dhe disponueshmëria e tyre e menjëhershme kanë ndryshuar mënyrën se si ne komunikojmë me botën e jashtme. Ndërsa popullariteti dhe ndikimi i faqeve të tilla si Facebook vazhdon të rritet, disa mund të argumentojnë se këto nuk janë ndër mjete më të rëndësishme për kontakt social në botën moderne.
Në çdo kohë të jetës, çfarëdo që mund të përjetojmë, mediat sociale janë bërë një platformë për të arritur tek të tjerët që kalojnë nëpër të njëjtën gjë. Për shembull, gratë shtatzëna mund të lidhen me nënat e tjera që presin që të lindin në të njëjtën kohë si ato, dhe të ndjekin progresin, problemet dhe momentet krenare të njëra-tjetrës, duke siguruar mbështetje përgjatë këtij kontakti, transmeton GazetaShneta.
Çështja sigurisht është se shumë nga përmbajtjen dhe fotot që postohen nëpër këto rrjete nuk janë reale. Ne po shohim imazhe të cilat janë përzgjedhur me kujdes. Pastaj paraqitja e imazheve perfekte dhe sidomos publikimet e të ashtuquajturave “modele të instagramit” kanë bërë që të ulin vetbesim e vajzave e grave tjera duke dëmtuar kështu edhe marrëdhëniet e tyre në jetën reale, shkruan “ScienceDirect”.
Edhe pse shpesh supozohet të jetë një problem kryesisht për adoleshentët dhe gratë e reja, pakënaqësia e imazhit të trupit mund të jetë një problem për gratë e të gjitha moshave – madje edhe gjatë shtatzënisë.
Shtatzënia është sigurisht një kohë e ndryshimeve të mëdha në trup. Pesha e shtuar e stomakut, sëmundjet, dhimbja e gjokseve dhe simpotma tjera që nuk është çudi se mund ta bëjnë të pakëndshme jetën e shtatzënave në disa momente.
Në një studim të kohëve të fundit që synonte eksplorimin e imazhit të trupit gjatë shtatzanisë, është gjetur se më shumë se gjysma e 269 grave të anketuara ishin të shqetësuara rreth pamjes së trupit të tyre. Ato janë shprehur të shqetësuara se sa peshë kishin fituar dhe se si trupi i tyre do të dukej më pas.
Vetëm një e treta e tyre janë shprehur se janë realisht “të dashuruara” në mënyrën se si dukeshin në këtë fazë të jetës së tyre.
Por ndryshimi në fizikun e grave gjatë shtatzënisë dhe çfarë përfaqëson vetë shtatzënia është diçka që duhet vlerësuar tej majse. Në fakt, thënia e pavërtetë “të hani sa për dy” duhet të shndërrohet “jetojmë sa për ty” sepse nënat dedikojnë tërë jetën e tyre në përmirësimi e jetës së familjës së saj.
Bota sot ta pranojë se bukuria e vërtetë gjendet tek strijat, gjokset e varura, plagët e prerjes cezariane, aknet, flokët e shpirshura. Të gjitha pamjet reale që sot bota ka frikë t’i ekspozojë në rrjetet sociale. /GazetaShneta/