Intervistë me Elton Peci, mjek obstetër gjinekolog
Kur shfaqen më shpesh cistet e vezoreve?
Kjo varet nga lloji i cisteve. Teorikisht ato mund të shfaqen në cdo moshë. Cistet funksionale shfaqen gjatë jetës riprodhuese. Ato janë gjithnjë beninje. Kur cistet shfaqen në menopauzë kanë një rrezik më të lartë për të qenë kancer, shkruan Gazeta Shendeti.
Në shumicën e rasteve këto ciste nuk shkaktojnë simptoma dhe femrat nuk e kuptojnë që kanë një cist. Në disa raste ato mund të shkaktojnë:
Ndjesi presioni, fryrje apo dhimbje në bark.
Dhimbje në fund të barkut.
Çrregullime në urinim.
Dhimbje gjatë kontaktit seksual.
Dhimbje gjatë periodave.
Rritje në peshë.
Çrregullime të menstruacioneve.
Të përziera dhe të vjella.
Dhimbje gjoksi.
Inferilitet.