Infeksioni i traktit urinar (UTI) është një infeksion në sistemin urinar, i cili përfshin veshkat, fshikëzën dhe uretrën.
UTI shpesh shkaktohet nga bakteret normale që gjenden në zorrë. Ndërsa, trakti urinar zakonisht lufton çdo baktere me të cilën vihet në kontakt, shkruan verywellfamily transmeton GazetaShneta.
Fëmijët janë akoma duke i mësuar zakonet e tualetit dhe kështu nganjëherë bakteret udhëtojnë për shkak të pelenave ose aftësive jo të mira të pastrimit. Mund të sinjalizojë gjithashtu një problem në traktin urinar dhe nëse keni një histori familjare të infeksionit, fëmija juaj mund të jetë më i prirur për ta marrë atë.
Shenjat dhe simptomat e infeksionit urinar tek një fëmijë mund të duken ndryshe nga të rriturit, veçanërisht nëse ata nuk janë në gjendje të shprehen ende me gojë. Ndonjëherë nuk ka simptoma, veçanërisht nëse fëmija juaj është në moshën 2 vjeçare.
Simptomat tek fëmijët mund të përfshijnë:
-Ethe
-Mungesa e oreksit
-Diarre ose të vjella
-Udhëtime të shpeshta në banjë
-Dhimbje ose djegie me urinim
-Urina me erë, të errët, të përgjakshme ose me erë të keqe
-Dhimbje të shpinës ose barkut
Vajzat janë më të prirura ndaj infeksionit sesa djemtë, sepse uretra e tyre është më afër anusit, dhe kështu më afër baktereve atje./GazetaShneta/