Pirja e duhanit dhe shtatzënia nuk shkojnë së bashku. Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë vë në rrezik edhe juve dhe foshnja tuaj të palindur.
Cigaret përmbajnë kimikate të rrezikshme, përfshirë nikotinë, monoksid karboni dhe katran shkruan Healthline.
Poashtu, duhani rrit ndjeshëm rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë, disa prej të cilave mund të jenë fatale për nënën ose foshnjën përcjell Gazeta Shneta.
Mësoni për rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë.
Konceptimi i shtatëzanisë
Nëse pini duhan dhe dëshironi gjatë kësaj kohe të mbeteni shtatzënë, heqja dorë nga zakoni duhet të jetë një përparësi.
Pirja e duhanit mund të shkaktoj problem të mbeteni shtatzënë.
Të dy duhanpirësit meshkuj dhe femra kanë rreth dy herë më shumë gjasa të kenë probleme me pjellorinë në krahasim me jo-duhanpirësit, sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese.
Aborti
Humbja e papritur e një shtatëzënie është një ngjarje tragjike në çdo fazë.
Sipas ‘’Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve’’ (CDC) tregon se pirja e duhanit rritë gjasat e abortit të hershëm.
Komplikime të tjera nga pirja e duhanit mund të çojnë në probleme me placentën ose zhvillimin e ngadaltë të fetusit.
Shtatzëni ektopike
Sipas një studimi të botuar në revistën ‘’PLoS One’’, nikotina mund të shkaktojë kontraktime në tubat fallopiane. Këto kontraktime mund të parandalojnë që një embrion të kalojë.
Një rezultat i mundshëm i kësaj është një shtatëzani ektopike. Kjo ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet jashtë mitrës, qoftë në tubin fallopian, ose në ndonjë pjesë të barkut.
Abstruksion placental
Placenta është struktura “jetësore” që formohet gjatë shtatëzanisë për t’i siguruar fetusit lëndë ushqyese dhe oksigjen.
Pirja e duhanit është një faktor kryesor rreziku për disa komplikime që lidhen me placentën. Një problem i tillë është prishja e placentës.
Kjo është një gjendje në të cilën placenta ndahet nga mitra para lindjes së fëmijës.
Abstruksioni i placentës mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe të kërcënojë jetën e nënës dhe të fëmijës.
Lindja e parakohshme
Sipas burimit të ‘’CDC’’, pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Ekzistojnë rreziqe të shumta shëndetësore që lidhen me një lindje të parakohshme. Këto mund të përfshijnë: dëmtimet e shikimit dhe dëgjimit, paaftësia mendore, problemet e të mësuarit dhe të sjelljes si dhe komplikime që mund të rezultojnë në vdekje.
Pesha e ulët e lindjes
Pirja e duhanit gjithashtu mund të bëjë që foshnjat të lindin me një peshë të ulët lindjeje. Kjo nuk do të thotë thjesht lindja e një fëmije të vogël.
Shkalla e ulët e lindjes mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore dhe aftësi të kufizuara.
Defekte te lindjes
Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun që fëmija juaj të lindë me defekte të lindjes. Llojet më të zakonshme të problemeve janë defektet e lindura të zemrës dhe problemet në strukturën e zemrës. /Gazeta Shneta /