Shtatzëna, pemët e perimet pastroni mirë, përndryshe rrezikoni foshnjën

2017-03-07 në ora 14:03

Gratë shtatzëna duhet të shmangin ngrënien e sallatave të gjelbra dhe frutave për shkak të pesticidive të cilat mund të shkaktojnë dëmtime në trurin e foshnjës.

Frutat dhe perimet e importuara nga jashtë, ose që nuk janë larë, janë veçanërisht të rrezikshme sipas një eksperti amerikan, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Profesori Philippe Grandjean nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, thotë se kimikatet nga pesticidet mund të shkaktojnë ndryshime në truri e fetusit në barkun e nënës.

“Ju patjetër që duhet të hani pemë e perime gjatë shtatzënisë, por problemi është te pesticidet që mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit të fetusit”, ka deklaruar ai.

Grandjean ka sugjeruar që pemët të qërohen para se të hahen.

Një studim i para pesë i udhëhequr nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, ka zbuluar se fëmijët e shfaqur ndaj pesticideve në barkun e nënës, kishin një nivel të inteligjencës më të ulët, duke konstatuar kështu ndikimin në trurin e tyre.

Në SHBA gratë shtatzëna sugjerohen që t’i pastrojnë mirë pemët dhe perimet në mënyrë që t’u hiqen gjurmët e tokës.

Poashtu ato rekomandohen të mos pinë ujë nga çezma për shkak të ndotësve. /Gazeta Shneta/