Si pjesë e përgjigjes globale ndaj panedmisë, qytetarët e shumë vendeve duhet të qëndrojnë në shtëpi. Sidoqoftë, izolimi i zgjatur mund të ndikojë në shëndetin mendor.
Në një konferencë shtypi më 26 mars 2020, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetit diskutuan sfidat me të cilat përballet bota në drejtim të shëndetit mendor dhe psikologjik dhe mirëqenies gjatë pandemisë COVID-19, transmeton Gazeta Shneta.
“Masat e distancës fizike dhe të izolimit, mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës janë veçanërisht sfiduese për ne, pasi ato ndikojnë në atë që ne duam të bëjmë, ku duam të jemi dhe me kë dëshirojmë të jemi”, tha Dr. Hand Kluge, drejtori rajonal i OBSH.
“Është absolutisht e natyrshme që secili prej nesh të ndiejë stres, ankth frikë dhe vetminë gjatë kësaj kohe. Ne konsiderojmë efekte mbi shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien psikologjike si pasoja shumë të rëndësishme të COVID-19” shtoi ai.
Ndërsa njerëzit në të gjithë botën e gjejnë veten duke punuar nga shtëpia ose duke ndjekur mësimin online – të paaftë për të vizituar edhe miqtë ose familjen – të qëndrosh i shëndetshëm mendor mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Menaxhimi i stresit
Niveli i stresit ka të ngjarë të jetë më i lartë gjatë kësaj kohe. Në mënyrë të dobishme vendosni kufijtë në mënyrë që të mos mërziteni duke e bërë vetëm një gjë.
Nëse jetoni me parnerin, familjen, ose edhe familjen e partnerit munohuni që të bisedoni sa më shumë dhe gjatë por jo për virusin.
Bisedoni në telefon në baza ditore me personat që njihni.
Planifikoni të hani ushqime të rregullta./GazetaShneta/