Si të parandaloni dhe të eliminoni qimet e rritura nën lëkurë në zonën intime

2017-04-26 në ora 09:13

Lëkura e pjesëve intime është më delikatja pas lëkurës së fytyrës. Ndonëse një zonë e mbrojtur nga agjentët e jashtëm, ndodh shpesh që lëkura rreth organit gjenital të irritohet.

Kjo mund të ndodhë për shkak të materialit të mbathjeve, pajisjeve të depilimit apo gjithëfarë arsyesh.

Qimet e rritura nën lëkurë janë problemi më shqetësues për shumë femra pasi nxjerrja e tyre nga lëkura e dëmton atë duke na lënë shenja.

Qimet nën lëkurë mund të jenë të dhimbshme mund të irritohen dhe të infektohen. Për të parandaluar këtë gjë dhe shfaqjen e tyre ja çfarë duhet të bëni përpara dushit, gjatë kohës që laheni dhe pas dushit, transmeton sekretebukurie.

Para dushit

Përdorni një sfungjer jo shumë të ashpër për të larë lëkurën rreth zonës intime. Fërkojeni lëkurën për disa minuta me ujë të ngrohtë dhe një larës të butë. Përgatiteni lëkurën duke bërë një pastrim jo shumë të fortë për të eliminuar shtresat e vdekura të lëkurës.

Në dush

Mënyra më e mirë për të depiluar qimet në zonën intime është brisku pasi kjo metodë nuk e dobëson qimen duke bërë që të rritet brenda. Përpara se të depiloheni lyeni lëkurën me një xhel hidratues dhe bjerini qimeve me brisk në drejtimin që rriten pa shumë presion.

Pas dushit

Pas dushi sigurohuni që lëkurën gjithnjë ta hidratoni dhe shmangni fërkimet 48 orë pas heqjes së qimeve.