Fëmijët përjetojnë vështirësi në momentet kur u bllokohen hundët, duke ju pamundësuar frymëmarrja atyre.
Megjithatë, për zhbllokimin e hundëve tek bebet ekzistojnë disa opsione mjekësore, shpeshherë efikase ndaj mukusit të shkaktuar në zonën e hundëve, transmeton Gazeta Shneta.
1.Spreji i kripur i hundës – Një ndër opsionet mjekësore për zhbllokimin e hundëve është spreji i kripur i hundës, i cili është i sigurt për t’u përdorur për çdo grupmoshë.
Instruksionet: Shtrijeni fëmijën në shpinë dhe përkulini kokën pak prapa. Më pas, vendosni 2 deri në 3 pika në secilën vrimë të hundëve.
2. Dushi i nxehtë – Avulli është i njohur për shërimin e shumë gjendjeve shëndetësore, e një ndër to është edhe zhbllokimi i hundëve.
Instruksionet: Lëshoni dushin me ujë të ngrohtë për disa minuta; kur banjo të jetë bërë e tëra me avull, uluni së bashku me beben për një kohë të caktuar.
Kjo do t’i ndihmojë në lirimin e mukusit në vrimat e hundës së saj.
Vërejtje: Mos u futni në dush të nxehtë me të voglin tuaj, uji mund ta djeg lëkurën e tij./Gazeta Shneta/