Disa mjekë specialistë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sërish kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj proteste ata kanë kërkuar që konkursi për 220 vende pune të mos anulohet.
Mjekët specialistë shprehën pakënaqësitë e tyre para këtij objekti me shpresë që të takojnë kryekuvendarin, Kadri Veseli për t’ia adresuar kërkesat e tyre dhe për t’i thënë që ky konkurs lë më shumë se 220 persona të papunë.
Specialistët kanë protestuar edhe para disa ditësh para Kuvendit.
Pas kësaj proteste Ministria e Shëndetësisë hapi edhe një konkurs për ta me 28 vende të lira.