Kanali i lotit të fëmijës suaj mund të mos jetë zhvilluar plotësisht ende, gjë që mund të bëjë që syri i tij të jetë shumë i lëngshëm, si i mbushur me ujë.
Lotët krijohen në gjëndra të quajtura gjëndrat lakrimale.
Fëmija juaj ka një gjëndër mbi dy nga sytë e tij. Lotët kalojnë në një kanal që vazhdon në hundë. Bebet shpesh lindin me kanalin që nuk është plotësisht i hapur, kështu që lotët nuk largohen plotësisht.
Syri i lëngshëm i fëmijës suaj duhet të përmirësohet në disa javë, sapo kanali i lotëve të jetë i hapur.
Teksa kanali i lotit të fëmijës është në zhvillim e sipër, sytë e tij mund të irritohen e të skuqen. Në këto raste duhet të shkoni te mjeku.
Ju mund të ndihmoni në hapjen e kanalit të lotit, duke ushtruar presion butësisht në hundën e fëmijës, duke masazhuar me mollëzën e gishtit, nga lart poshtë.
Por në qoftë se situata vazhdon njësoj edhe pas disa javësh, kanali i fëmijës mund të jetë i bllokuar dhe nevojitet një ndërhyrje e lehtë kirurgjikale.