Deri më tani është diskutuar shumë rreth shtatzënisë dhe shëndetit të gruas dhe të foshnjes. Mirëpo, këtë herë do të kuptoni më shumë në lidhje me rolin e partnerit/babait gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Natyrisht se, roli i partnerit nuk është thjeshtë të prodhojë spermë për të fekonduar vezën. Roli i tij duhet të përfshihet edhe gjatë shtatzënisë së gruas, e cila është tejet e rëndësishtme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Mbështetja emocionale dhe fizike që partneri i dhuron gruas shtatzënë mund të bëj ndryshime të mëdha në zhvillimin e një shtatzënie të shëndetëshme si për nënën ashtu edhe për foshnjen.
Shumë gra shtatzëna që kanë partnerë mbështetës ndihen më të sigurta dhe të përgaditura për ardhjen në jetë të foshnjes.
Por, si mund ta mbështesni partneren tuaj gjatë shtatzënisë?
Tremujori i parë
Baballarët e ardhshëm mund të mbështesin gruan e tyre në mënyra të ndryshme.
Tremujori i parë i shtatzënisë është periudha kur ndodhin ndryshime të rëndësishme në trupin e gruas.
Që nga momenti i konceptimit, trupi i gruas kalon nëpër shumë ndryshime, e sidomos hormonale.
Pas implantimit të embrionit, hormonet si estrogjeni dhe progesteroni ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e fetusit.
Për këtë arsyje, ajo do të ndihet e lodhur dhe ka gjasa që oreksi i saj të ndryshojë.
Natyrisht, është e pamundur që ju si partnerë t’i ndaloni këtë simptoma. Mirëpo, ju mund të sigurohuni që të merrni përsipër përgjegjësitë e saj në shtëpi.
Poashtu, komunikoni edhe për nevojat e saj gjatë shtatzënisë.
Shumë gra e kanë të vështirë të flasin rreth nevojave dhe shqetësimeve të tyre.
Sigurohuni se për një shtatzëni të shëndetëshme, të lumtur dhe të këndshme të dy prindërit duhet të kontribuojnë për të mirën e foshnjes së tyre./Gazeta Shneta/