Të sëmuresh nuk është kurrë kënaqësi, por të sëmuresh ndërsa je shtatzënë është edhe më keq.
Është e zakonshme që sistemi imunitar të dobësohet ndërsa jeni shtatzënë, gjë që ju bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjes së gripit shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Padyshim, ju doni të bëni gjithçka që është e mundur për të shmangur kapjen e diçkaje të tillë, por mos u habitni nëse sëmureni ndërsa jeni shtatzënë.
Mënyra më e mirë për të shmangur gripin ndërsa jeni shtatzënë është të ndërmerrni hapa për t’u siguruar që jeni të shëndetshme.
Sa më shumë të investoni në shëndetin tuaj, aq më shumë gjasa do të jeni në gjendje të shmangni sëmundjen ose të shpejtoni shërimin nëse sëmureni.
Një trup i shëndetshëm fillon me ushqimin e shëndetshëm.
Vitaminat dhe lëndët ushqyese që merrni nga një vakt ushqyes shkojnë drejtpërdrejt në ndërtimin dhe mbështetjen e sistemit tuaj imunitar.
Marrja e vitaminave dhe probiotikëve para lindjes mund ta përmirësojë më tej këtë cikël.
Probiotikët ndodhen natyrshëm në ushqime si kosi. Ngrënia e kosit dhe marrja e suplementeve probiotike mbështesin sistemin tuaj imunitar duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj për të luftuar infeksionet.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Në anën tjetër, pushimi i mjaftueshëm është gjithashtu jetik për një trup të shëndetshëm.
Mundohuni të shkoni në shtrat në kohën e duhur dhe të bëni gjumë sipas nevojës.
Poashtu, ushtrimet janë gjithashtu të dobishme për shëndetin e trupit tuaj, dhe shpesh e bëjnë më të lehtë një gjumë të mirë të natës.
Mbi të gjitha qëndroni të hidratuar – Lëngjet janë gjithashtu thelbësore për një trup të shëndetshëm. Lëngjet ndihmojnë poashtu në pastrimin e sistemit tuaj. /Gazeta Shneta/