Nënat, të cilat janë në pritjen e tyre të ëmbël mund të përjetojnë hyperemesis gravidarum (HG) e cila është një formë e rëndë e sëmundjes së mëngjesit që rritë shanset për depresion, si gjatë dhe pas shtatzënisë.
Hulumtimet e shumta kanë treguar se HG ndikon te nënat si në aspektin emocional ashtu edhe atë fizik shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas studimit të fundit, pothuajse 50% e nënave që kishin HG vuanin nga depresioni gjatë shtatzënisë dhe gati 30% vazhduan të kishin simptoma të depresionit edhe pas lindjes.
Nga këto rezultate arrihet në përfundim se gratë që përballen me HG kërkojnë kujdes shëndetësor si në aspektin fizik ashtu edhe psiqik – gjatë dhe pas shtatzënisë./GazetaShneta/