Mësoni karakteristikat e veçanta të javës së 32 te shtatzënisë
-Foshnja juaj mund të përqëndrohet në objekte të mëdha që nuk janë shumë larg dhe kjo aftësi për t’u përqendruar do të qëndrojë në atë mënyrë deri në lindje tregon babycenter, transmeton GazetaShneta.
Për nënën
-Për të akomoduar nevojat tuaja dhe të foshnjës në rritje, vëllimi juaj i gjakut është rritur 40 deri në 50 përqind që kur keni mbetur shtatzënë. Dhe kur mitra juaj të shtrihet pranë diafragmës tuaj dhe të mbush stomakun tuaj, pasojat mund të jenë gulçim dhe urth.
-Ju mund të keni dhimbje në shpinë, pasi përparon shtatzënia. Nëse keni, njoftoni menjëherë mjekun ose maminë tuaj, veçanërisht nëse nuk keni pasur dhimbje, pasi kjo mund të jetë një shenjë e lindjes së parakohshme.
-Vazhdoni të monitoroni goditjet e foshnjës tuaj dhe njoftoni ofruesin e kujdesit shëndetësor menjëherë nëse vëreni ulje./GazetaShneta/