Varianti i ri Covid i cili duket të jetë shumë ngjitës ka bërë rrugën e tij në SHBA, me raste të prera në të paktën 20 shtete, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Mirëpo, duke respektuar këto masa dhe rregulla të njoftuara qysh më parë nga institucionet e shëndetit publik, gjasat për të marr mutacionin e ri Covid mund të zvogëlohen, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
– Përdorni dy maska
Ndërsa mbani një maskë kur jeni jashtë shtëpisë tuaj, kjo formë u siguron juve dhe personave rreth jush një mbrojtje kundër Covidit, mirëpo mbajtja e dy maskave është edhe më mirë.
Sipas Linsey Marr, një ekspert i fushës së virologjjisë tha se duke vendosur maska, “ju filloni të arrini efikasitet mjaft të lartë” kundër parandalimit të përhapjes së Covidit.
– Mbani distancën tuaj edhe kur jeni me maskë
Ndërsa mbajtja e një maske është thelbësore kur bëhet fjalë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke bërë kështu nuk do të thotë që ju nuk duhet të mbani distancën tuaj nga të tjerët.
Sipas një studimi të janarit 2021 të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Vermont, mbajtësit e maskave që injoruan rekomandimet e distancës sociale kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin Covid sesa ata që nuk përdornin maska por kishin më pak kontakte shoqërore.
– Hapni dritaren ndërsa hipni në makinë me të tjerët
Nëse jeni duke hipur në një makinë me dikë jashtë familjes suaj, është thelbësore që gjithashtu të mbani dritaret e hapura për të inkurajuar rrjedhjen e duhur të ajrit.
Sidoqoftë, një studim i botuar në Science Advances zbulon se hapja e dritares pranë jush mund të mos jetë mënyra më e mirë e veprimit – përkundrazi, autorët e studimit deklarojnë se hapja e dritares më larg nga vendi ku gjindeni “duket se jep mbrojtje më të mirë”.
– Lani duart shpesh
Ju mund të mendoni se po lani duart aq sa të mbroheni nga Covidit, por hulumtimi thotë ndryshe.
Sipas CDC, 29.4 përqind e njerëzve harrojnë të lajnë duart para se të hanë në një restorant; 28.8 përqind nuk i lajnë duar pas kollitjes, teshtitjes ose fryrjes së hundës; 25.6 përqind nuk i lajnë ato para se të hanë ushqim në shtëpi; 14.3 përqind nuk i lajnë ato para se të përgatisin ushqim në shtëpi.
Andaj, me respektimin e këtyre katër masave të arta – mundësitë për reduktimin e marrjes së virusit janë më të mëdha. /Gazeta Shneta/