Menopauza është një pjesë e natyrshme e jetës, e cila shkakton një numër simptomash dhe ndryshimesh në trupin tuaj
Ankesat më të zakonshme nga gratë janë të tilla si djersitja gjatë natës, vapë e nxehtë, ndryshime në humor, vështirësi në gjumë dhe thatësi vaginale shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Fatmirësisht, ka shumë trajtime në dispozicion për t’ju ndihmuar në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe ato variojnë nga medikamentet e deri te ndryshimet e rutinave ditore, si:
-Aktivitetet fizike
Ushtrimet mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës duke ndihmuar kështu në lehtësimin e stresit.Në anën tjetër, ushtrimet e rregullta janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur shtimin në peshë.
-Dieta
Ndonjëherë ndryshimi i dietës tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.Ngrënia e një diete të shëndetshme, të pasur me ushqime të plota dhe me drithëra mund të dërgoj në humbje të peshës.
-Shmangni alkoolin
Disa gra në menopauzë preferojnë konsumimin e alkoolit.Konsumimi i dy deri në pesë pije në ditë gjatë menopauzës mund të dëmtojë shëndetin tuaj, sipas North American Menopause Society.Mes tjerash, konsumimi i tepërt ndërlidhet edhe me kushte të tilla, si:
Kanceri,
Problemet me zemrën,
Osteoporoza,
Sëmundja e mëlçisë./GazetaShneta/