Ushqimi i shëndetshëm për nënat shtatzëna është shumë i rëndësishëm, kjo për shkak se ato kujdesen tani për dy trupa.
Por, gjatë stinës së dimrit, mund të keni probleme me furnizim të ushqimeve, ndërsa ju keni dëshirë për të ngrënë diçka tjetër, shkruan Gazeta Shneta.
Prandaj, ne ju prezantojmë më poshtë me disa prej ushqimeve që duhet t’i konsumoni gjatë kësaj periudhe të dimrit:
-Vitamina B, këtë mund ta gjeni tek ushqimet si: portokalli, kikirikë dhe brokoli.
-Frutat dhe perimet, që janë të pasura me lëndë ushqyese, këto mund t’i gjeni tek domatja, lakra si dhe në mjaltë.
-Proteina, mish të shpendëve apo peshkut, fasulet të gjitha këto janë të nevojshme në shtatzëni në mënyrë që të keni sasi të mjaftueshme të hekurit.
Hekuri është i domosdoshëm për foshnjat për shkak se ndihmon muskujt tuaj në marrjen më të lehtë të oksigjenit./Gazeta Shneta/