Pasja e një vaksine COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk lidhet me një rrezik të shtuar të lindjes së foshnjave para kohe ose të lindjes së foshnjave të vogla atipike, sipas një studimi të madh nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Studiuesit analizuan të dhënat e 46,079 grave shtatzëna, nga të cilat mbi një e pesta kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, vaksinimi i grave shtatzëna ndodhi gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të procesit. Shumica e nënave, kishin marrë një vaksinë me bazë ARNm, ose Pfizer/BioNTech ose Moderna.
Nuk kishte dallime të rëndësishme në shkallën e lindjeve të parakohshme ose nënpeshës midis nënave të vaksinuara dhe të pavaksinuara.
Studimi i ri shton provat se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta për gratë shtatzëna. Për më tepër, zhvillimi i COVID-19 gjatë shtatzënisë është lidhur me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital, intubimit dhe vdekjes, thonë ekspertët. /Gazeta Shneta/