Të gjithë i njohin dhe i kanë shijuar verërat e bardha, kuqe apo rozë, por a e keni provuar ende verën e kaltër?, transmeton Gazeta Shneta.
Dihet se verës së kuqe i bashkëngjitet mishi i kuq, asaj të bardhës mishi i bardhë, madje dini edhe ushqime tjera që t’i bashkëngjitni me këto vera.
Por, ushqimet që mund t’ia bashkëngjitni kur pini verën e kaltër, ende nuk dihen, madje nuk ekziston as ideja më e vogël.
Kjo verë është një fillim spanjoll. Një ekip hulumtues nga Spanja në bashkëpunim me Universitetin e Baskut, kanë sjellë në treg këtë verë e cila përbëhet nga rrushi i kuq dhe i bardhë, që kanë burimin nga vreshta të ndryshme anembanë Spanjës.
Ngjyra kaltër, vjen nga një kombinim i ‘anthocyanin’ që është një pigment që gjendet në lëkurën e rrushit.
Aritz Lopez, është një nga themeluesit i cili tha se procesi i verës i kthyer në ngjyrë të kaltër, do të thotë shumë për ta si një arritje.
Vera e kaltër ndihmon gjithashtu shumë në mbrojtjen kundër inflamacionit.
Çka vlen të përmendet, është se vera e kaltër të ndihmon në kapacitet dhe të jep energji për ta kaluar ditën mbarë. /Gazeta Shneta/