Vitamina B redukton simptomat e skizofrenisë

2017-04-17 në ora 15:57

Pacientët e skizofrenisë që marrin doza të larta të vitaminave B së bashku me trajtimin e tyre standard, sipas një studimi të kohëve të fundit tregojnë përmirësime për sa i përket sëmundjes së tyre.

Duke prekur një përqind të popullsisë, skizofrenia është një çrregullim mental, që e bën të vështirë dallimin midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që nuk është shkruan ResearchGate, transmeton Gazeta Shneta.

Trajtimi me ilaçe antipsikotike zakonisht është efektiv për një afat të shkurtër, por rezultatet afatgjata janë pothuajse të pamundura. Një numër i madh i studiuesve po hulumton mënyra për të përmirësuar këto rezultate. Ndërkohë, ata po thonë se vitaminat B janë një qasje premtuese në këtë drejtim.

“Duke parë të gjitha të dhënat nga provat klinike të vitaminave dhe shtesave minerale për skizofreninë deri më sot, mund të vërejmë që vitaminat B përmirësojnë efektivisht rezultatet për disa pacientë. Ky mund të jetë një përparim i rëndësishëm.”, tha autori kryesorë Joseph Firth./Gazeta Shneta/