Ju tashmë e dini që ushqimi i mirë është një domosdoshmëri gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja përse karroca e blerjes së ushqimeve është me shumë ngjyra, dhe po planifikoni ushqime të grupeve të ndryshme.
Por le të jemi të sinqertë: është e vështirë të dini nëse jeni duke marrë vitaminat dhe mineralet që ju dhe fëmija juaj keni nevojë, transmeton Gazeta Shneta.
Këtu vijnë vitaminat prenatale. Ata nuk zëvendësojnë një dietë të ekuilbibruar, por në vend të kësaj veprojnë si rezervë, duke siguruar që të mos keni mangësi në ushqimet thelbësore.
Në mënyrë ideale, ju duhet të filloni të merrni vitamina prenatale të paktën një muaj para konceptimit dhe gjatë gjithë shtatzënisë.
Vitaminat prenatale janë lehtësisht të disponueshme, me anë të receptit apo në të shumtën e rasteve edhe kjo nuk është e nevojshme.
Katër lëndë ushqyese kryesore janë të këtyre vitaminave:
Acidi folik—600 mcg
Hekur—27 mg
Kalcium—1000 mg
Vitamina D—600 IU
Këto janë disa prej vitaminave thelbësore që duhet t’i merrni gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/