Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vonesat në të folur të shpeshta në mesin e foshnjave që luajnë me telefona të mençur

Këshilla për shtatzëna 29/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e vegjël që kalojnë shumë kohë duke luajtur me tableta dhe telefona të mençur kanë më shumë gjasa që të përjetojnë vonesa në zhvillimin e të folurit të tyre, sipas një studimi të kohës së fundit.

Një hulumtim i kryer në Universitetin e Torontos ka zbuluar se përdorimi i rregullt i teknologjisë doracake mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në të folurit e fëmijëve.

Rezultatet e studimit, që janë prezantuar në mbledhjen e shoqatave akademike të pediatrisë 2017 më herët në këtë vit kanë tregua se për çdo 30 minuta shtesë në ditë që fëmija kalon duke përdorur pajisjet doracake si telefonat e mençur, rreziku i tyre për të folurit ekspresiv të vonuar është rritur për 49 %.

Kjo gjetje ishte mbështetur në vëzhgimin e 894 fëmijëve të moshës prej gjashtë muajshe deri dy vjeç në momentin e fillimit të vëzhgimit, gjatë një periudhë prej katër vitesh. Hulumtimi ishte udhëhequr nga Julia Ma dhe ishte titulluar ‘A është shoqëruar koha para ekraneve doracake me vonesa gjuhësore në fëmijë?’.

Kur janë paraqitur në kontrollet e tyre 18 muajshe, një e pesta e fëmijëve ishte raportuar se përdorin pajisje doracake për një mesatare prej 28 minutash në ditë. Hulumtuesit e kishin shfrytëzuar një mjet kontrolli për të përcjellur vonesat e të folurit dhe gjuhësore, duke gjetur se fëmijët që kalonin kohën më të madhe në pajisje mobile kishin më së tepërmi gjasa që të përjetojnë vonesa në zhvillimin e të folurit.

Sidoqoftë, përdorimi i rritur i teknologjisë doracake nuk ishte gjetur që ka ndonjë ndikim në të kuptuarit e tyre dhe përdorimin e gjuhës së trupit apo ndërveprimeve sociale, por kishte prekur vetëm të folurit e pjesëmarrësve.

Hulumtuesi kryesorë i studimit Dr. Catherine Birken ka theksuar: “Pajisjet doracake janë kudo këto ditë. Derisa udhërrëfyesit e ri pediatrik sygjerojnë kufizimin e kohës para ekranit për foshnjat dhe motakët, ne besojmë se përdorimi i telefonave të mençur dhe tabletave me fëmijët e vegjël është bërë shumë i shpeshtë.

“Ky është studimi i parë që raporton një ndërlidhje mes kohës në ekrane doracake dhe rrezikut të të rritur prej vonesës së gjuhës ekspresive.”

Artikulli paraprakAdela dhe Bjordi, historia e çiftit që theu tabutë e shoqërisë shqiptare
Artikulli i rradhës Maska shokuese që po përdoret për zbardhjen e lëkurës nga të gjitha gratë, me vetëm dy përbërës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.