Gjatë shtatëzanisë, trupi juaj pëson shumë ndryshime, disa prej të cilave nuk do t’i prisnit.
Është e rëndësishme të dini se cilat ndryshime në trup priten dhe janë normale dhe cilat janë anormale dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor shkruan FirstCryParenting.
Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më të përgatitura dhe të keni një lindje të sigurt dhe të shëndetshme përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë shtatëzanisë, është normale që urina të përmbajë gjurmë proteine. Sidoqoftë, një normë e rritur e shkarkimit të proteinave mund të jetë një tregues i mosfunksionimit të veshkave ose stresit dhe infeksionit në trup.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Proteinuria është një gjendje kur një sasi e tepërt e proteinave shkarkohet në urinë dhe një humbje e më shumë se 300 mg proteina është një shenjë e gjendjes. Analiza e urinës është testi i cili kryhet për të analizuar përbërësit e saj.
Pse duhet të testoheni për proteina në urinë gjatë shtatëzanisë?
Një test për proteina në urinë gjatë shtatëzanisë është i rëndësishëm pasi ndihmon për të përcaktuar dhe hetuar çdo dëmtim të veshkave ose komplikime të tjera që mund të jenë shfaqur gjatë shtatëzënësisë.
Shkarkimi i proteinave mund të jetë një tregues i një problemi më serioz dhe prandaj diagnostikimi i pranisë së proteinave në urinë është i rëndësishëm. /Gazeta Shneta/