Zbulohet ilaçi më i ri i femrave që nuk mund të mbeten shtatzënë

2018-01-03 në ora 16:02

Shkencëtarët britanikë kanë arritur të zbulojnë hormonin, i cili po konsiderohet si ilaç për gratë të cilat hasin vështirësi të të konceptuarit.

Hormoni i njohur si “kishpeptin” është rregullatori kryesor në riprodhim dhe luan rol të rëndësishëm edhe në pubertet.

Shkencëtarët bëjnë me dije që jo shumë kohë më parë është zbuluar që këtë hormon e lëshon relaksimi i hormoneve që e kontrollojnë ciklin menstrual tek femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë.

Ndërkaq një ndër shtatë çifte kanë problem me reproduktivitet, edhe pse shumica nga ta janë pjellorë.

Hulumtuesit e njohur britanez nga Univesiteti Imperial College London besojnë që zbulimi i tyre do të mund të sjellë deri tek shërimi i ri tek femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë dhe që nivelin e këtij hormoni e kanë shumë të ulët.

Udhëheqësi i këtij hulumtimi, dr. Valijit Dilo ka thënë se ky hulumtim tregon që kishpepina është një ilaç i cili premton shërimin e fertilitetit, pasi që rezultatet ka treguar që shërimi me këtë ilaç kthen funksionin reproduktiv tek femrat që e kanë këtë hormone shumë të ulët./Femina.al/