Placenta është një organ rrethor që zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe siguron të gjitha nevojat ushqyese të foshnjes suaj.
Rëndësia e placentës është shumë e madhe, sepse është sistemi mbështetës i fetusit.Përvec të mirave që placenta i ofron fetusit, gjithashtu atë e mbron nga infeksionet bakteriale ose virale shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Disa nga funksionet e placentës janë:
-Transferon ushqimin nga gjaku i nënës tek fetusi
-Gjithashtu pastron gjakun e çdo lënde të dëmshme, e cila mund të dëmtojë shëndetin e fetusit
-Vepron si mëlçi për foshnjen përpara se të formohet mëlçia fetale
-Vepron si një gjëndër endokrine
-Zbërthen edhe grimcat ushqimore të konsumuara nga nëna
-Sasi të mëdha të hormoneve sekretohen për të prodhuar laktozë placentare.
-Një nga funksionet jetësore të placentës është të ndihmojë oksigjenin e thithur nga nëna për të arritur tek foshnja. Gjithashtu parandalon mundësinë e thithjes së lëngjeve amniotike nga fëmija, gjë që mund të dëshmohet se është fatale./GazetaShneta/