Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri: Foshnjat duhet të hanë përpara 6 muajve

Këshilla për shtatzëna 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqimi i foshnjeve në gjashtë muajt e tyre të parë të jetës vetëm me gji është i dëmshëm, paralajmëruan ekspertët britanikë gjatë ditës së sotme, në një lajm të publikuar nga BBC.

Në “British Medical Journal”, ekipi i ekspertëve argumentonte se dhënia e ushqimeve që në javët e para të jetës mund të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas tyre, një periudhë e logjikshme për të filluar ushqimin e foshnjeve edhe me produkte të tjera veç qumështit të gjirit është ajo kur ata arrijnë katër muajt.

Dhjetë vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetit publikoi një studim, në të cilin i këshillohej nënave që të ushqinin fëmijët e tyre të porsalindur eksluzivisht me qumësht deri në gjashtë muaj.

Sipas specialistes Mary Fewtrell, rekomandimi mbetet në fuqi për vendet në zhvillim, ku aksesi ndaj ujit të pastër dhe ushqimeve të përshtatshme është i kufizuar. Në vendet e zhvilluara ky këshillim i OBSH-së nuk vlen.

”Shumë prej vendeve perëndimore, përfshi 65% të vendeve antare të Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet të përfshihen në këtë rekomandim”, deklaroi Fewtrell.

”Testime të mëtejshme kanë treguar se ushqimi i hershëm i foshnjeve me ushqime të zakonshme është i dobishëm për to. Në vendet ku aksesi ndaj ujit të pastër dhe ushqimit të bollshëm e të përshtatshëm është i lehtë, fëmijët duhet të ushqehen edhe më herët se gjashtë muaj”.

Raporti i OBSH-së në vitin 2001 argumentonte se nga studimet e tyre, fëmijët e ushqyer vetëm me qumësht gjiri deri në gjashtë muaj prekeshin më pak prej infeksioneve dhe kishin një imunitet më të fuqishëm në përgjithësi.

Studimi britanik evidentoi se nga ana tjetër, ata që ushqehen më herët se gjashtë muaj, kanë më pak shanse të preken nga anemia. Sëmundjet infektive janë shumë më të rralla e lehtësisht të kurueshme, në krahasim me anemitë, në vendet e zhvilluara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAlergjia nga qumështi tek foshnjet
Artikulli i rradhës Moti sot, 23 maj 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.