Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët arrijnë ta “çrrënjosin” për herë të parë kancerin e gjirit në fazë të avancuar

Teknologji 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua me kancer të gjirit në fazë të avancuar, i cili kishte metastazuar në trupin e saj, është pastruar plotësisht nga sëmundja nga një terapi inovative që shfrytëzon fuqinë e sistemit të saj imunitar për të luftuar tumoret.

Është hera e parë që një pacient me kancer të gjirit të fazës së vonshme është trajtuar me sukses nga një formë e imunoterapisë. Kjo formë përdor qelizat imune të pacientit për të gjetur dhe shkatërruar qelizat e kancerit që janë formuar në trup, transmeton Gazeta Shneta.

Judy Perkins, një inxhiniere nga Florida, ishte 49 vjeçe kur u përzgjodh për terapinë radikale të re, pasi disa raunde të kimioterapisë rutinore nuk arritën të ndalonin një tumor në gjoksin e saj të djathtë nga rritja dhe përhapja në mëlçi dhe zona të tjera. Në atë kohë, asaj iu dhanë tri vjet për të jetuar.

Mjekët që kujdeseshin për gruan në Institutin Kombëtar të Kancerit të ShBA-ve në Maryland thanë se reagimi i trupit të Perkins ishte diçka “e mrekullueshme”: terapia ia pastroi trupin nga qelizat e kancerit në mënyrë të efektshme

“Gjendja ime u përkeqësua shumë në fund. Kisha një tumor që më bënte presion në nerv, që do të thoshte se kalova kohën duke u përpjekur të mos lëvizja fare për të shmangur dhimbjet që më preknin krahun. Unë kisha hequr dorë nga lufta, “tha Perkins.

“Pas trajtimit, unë kam qenë në gjendje të ngjisja majet më të larta.”

Laszlo Radvanyi, drejtor shkencor i Institutit për Kërkimin e Kancerit në Ontario, i cili nuk ishte i përfshirë në trajtimin e Perkins, tha se ishte “një përgjigje e pashembullt ndaj një kanceri të avancuar të gjirit”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakForma mbresëlënëse: Ky është trupi i Tunës pas një viti lindjeje
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa tregon se puret e cilës kompani duhet blerë për foshnja

Ju sugjerojmë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.