Mamia shqiptare Razije Musa, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka rekomanduar të blihen nga nënat puret nga kompania “Humana” për ushqimin e foshnjave të tyre, njofton Gazeta Shneta.
“Unë si profesioniste kam analizuar produktet e kompanisë HUMANA dhe do ju rekomandoja puret nga kjo firmë”, shkruan mamia në postimin e saj.
Musa ka treguar edhe se cilat lloje të këtyre pure duhet përzgjedhur, me qëllim që foshnjat të marrin vlera të larta ushqyese në organizmin e tyre.
“Llojet janë të ndryshme,hikërror, hikërror me mollë, drithëra me banane , drithëra organike e shumë të tjera”, rekomandon më tutje mamia Musa.
Ajo gjithashtu thotë që t’i përkushtoni rëndësi edhe të ndjekni udhëzimet për përgatitje, si dhe t’i ushqeni fëmijët në përputhshmëri me moshën që rekomandohet në produkt.
Puret, sipas profesionistes mjekësore, janë një plotësues i shëndetshëm i ushqimit të qumështit të gjirit apo formulës dhe rekomandohet t’u jepen fëmijëve kur ballafaqoheni me refuzimin e ushqimit nga fëmijët sepse është edhe i shijshëm, më i lehtë për tu tretur dhe përmban drithëra me vlerë./Gazeta Shneta/