Është shumë e zakonshme që gratë të ndihen të shqetësuara kur bëhet fjalë për procesin e lindjes.
Shqetësimet për dhimbjet gjatë kontraktimeve, ndërhyrjet dhe pasiguritë gjatë këtij procesi nuk janë të pazakonta. Por për disa gra, frika e lindjes mund të jetë kaq serioze saqë përpos refuzimit për te mbetur shtatzënë, ato kanë dhe komplikime në funksionimin e përditshëm, transmeton GazetaShneta.
Kjo frikë e madhe e lindjes quhet tokofobia – e cila fjalë për fjalë do të thotë një fobi ndaj lindjes. Dhe për disa gra, kjo gjithashtu përfshin neveri ndaj shtatzënisë.
Tokofobia mund të ndahet në dy lloje – primare dhe sekondare. Tokofobia primare ndodh në gratë që nuk kanë lindur më parë. Për këto gra, frika nga lindja mund të vijë nga përvoja traumatike në të kaluarën e tyre – që mund të përfshijë përfshirë abuzimin seksual. Ajo gjithashtu mund të lidhet me gratë që kanë parë lindje të vështira ose që kanë dëgjuar tregime të tmerrshme të shtatzënisë. Ndërsa gratë që vuajnë nga tokofobia sekondare, kanë tendencë të kenë pasur një përvojë të mëparshme traumatike të lindjes e cila i ka lënë ato me një frikë të ripërsëritjes së tramuës në lindjen e radhës, shkruan The Conversation.
Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo gjendje frike është e zakonshme. Hulumtimet sugjerojnë se ndërmjet 2.5% dhe 14% të grave preken nga tokofobia. Por disa studiues besojnë se kjo shifër mund të shkojë edhe deri në 22%.
Tokofobia mund të ketë efekte të mëdha negativepër gratë dhe familjet e tyre. Disa gra mund të shmangin shtatzëninë, edhe pse mund të duan të kenë fëmijë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë drejt parandalimit të tokofobisë nëse është e mundur – si dhe ofrimi i trajtimit efektiv për gratë që vuajnë nga kjo gjendje e vështirë.
Trajtimi i frikës
Por lajmi i mirë është se ka ndihma për gratë me këtë gjendje. Disa gra e shohin të dobishme të flasin rreth përvojave të mëparshme traumatike, të tjerat mund të kalojnë këtë frikë përmes informimt të saktë rreth lindjes. Gratë e tjera, megjithatë, mund të kenë nevojë për trajtim më të detajuar./GazetaShneta/