Procedurat kozmetike është kthyer në procedurën kirurgjikë më të kërkuar dhe tani jo më nga nevoja por nga vetë dëshira.
Industria multi-miliardëshe përfaqësohet pothuajse në të gjitha kanalet televizive dhe arrihet lehtë edhe në internet. Shumë vende kanë zbuluar potencialin e “turizmit kozmetik” i cili mund të jetë edhe një faktor i rëndësishëm për përmirësimin e ekonomisë së një vendi, transmeton GazetaShneta.
Disa nga ndërhyrjet më të çuditshme plastike:
Indi: Zgjatimi i gjymtyrëve
Në një përpjekje për të përmirësuar perspektivën e karrierës dhe të martesës, procedurat e dhimbshme të zgjatjes së gjymtyrëve janë në rritje në Indi. Procedura përfshn shtimin deri në tre centimetra në gjatësi, shkruan The Conversation.
“Kjo është një nga operacionet kozmetike më të vështira për tu kryer, dhe njerëzit po e bëjnë atë pas shqyrtimeve të vogla duke ndjekur një mjek i cili ndoshta është duke eksperimentuar veten. Nuk ka kolegje, asnjë trajnim të duhur, asgjë”, ka thënë për “The Guardian”, Amar Sarin, ortoped në Indi.
Koreja e Jugut: Kirurgji radikale e fytyrës
Koreja e Jugut ka normën më të lartë të kirurgjisë plastike në botë, gjë që ka bërë që të quhet kryeqyteti global për kirurgji plastike. Ndërsa procedurat më të shpeshta janë formësimi i nofullës në formën e shkronjës V, zvogëlimi i hunës si dhe ndryshimi i formës së syve.
Vithet, stomaku dhe gjokset alla braziliane
Shumica e kërkesave kirurgjike në Brazil lidhen me përmirësimet e gjoksit, barkut dhe vitheve.
Procedura më e hasur atjë është e heqjes së dhjamit nga stomaku si dhe ngritja ekstreme e vitheve. Për të shtuar madhësinë e prapanicës, brazilianet gjithashtu bëjnë stërvitje të muskujve në mënyrë që të prodhojnë rezultate të mahnitshme përveç rrëshqitjes së yndyrnave dhe implanteve.
Megjithatë, ka rreziqe, duke përfshirë zhvillimin e një embolizmi yndyror, që mund të vrasë, andaj në disa situata mund të mos jetë aq e favorshme marrja e pamjes si J-Lo.
Irani: Skulptimi i hundës
Në vendet më konservative ku mbulimi i pjesëve tjera të trupit është i kërkuar me ligj, paraqitja e fytyrës merr pastaj rëndësinë më të mdhe. Irani njihet si një nga vendet me numrin më të madh të ndërhyrjeve në hundë. Sipas Shoqatës iraniane të Kirurgëve Kozmetikë dhe Plastikë, brenda një viti kryhen rreth 40,000 procedurat kozmetike.
Perëndim: “Ridizajnimi” total i vaginës
Kirurgjia për gjenitalet femërore përfshin procedurën e ashtuquajur “vagina perfekte” e cila përfshin zvogëlimin e faqeve të vaginës. Kjo ndërhyrje shpesh quhet edhe si “gjymtim gjenital femëror” që ndodh në vendet e pazhvilluara ku vajzave u pritet vagina për t’i bërë ato të qëndrojnë largë seksit; por në SHBA dhe në vendet e zhvilluara perëndimore kjo ndërhyrje bëhet me dëshirën e plotë të pacientit. Por kjo ndëryrje vjen edhe me probleme serioze nëse kryhen në mënyrë të papërshtatshme./GazetaShneta/