Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë vendimin në mbledhjen e 72-të të asamblesë që të klasifikojë videolojërat dhe varësinë ndaj tyre si një problematikë reale duke e shpallur atë si sëmundje.
Tash e mbas, varësia ndaj lojërave konsiderohet si sëmundje të të varurit nga lorëjat online kërkojnë një trajtim adekuat për tu shëruar, transmeton GazetaShneta.
Këto lojëra përfshijnë edhe llojet e tjera të videolojërave dhe jo vetëm online duke futur këtu edhe lojërat me një lojëtar dhe në pajisje që jo domosdoshmërisht janë të lidhura me qasje direkte në internet, shkruan “HealthTech”.
Për të dalluar nëse fëmija juaj mund të diagnosifikohet me këtë varësi ju mund ti dalloni shumë lehtë disa nga simptomat të cilat janë: u japin më tepër prioritet lojërave se sa kontaktit me botën e jashtme, hezitojnë të konmunikojnë me ju, janë më pasivë në jetën e përditshme, perfomrancë e ulët në shkollë etj.
Kjo varësi serioze prekë edhe anën psikike të atyre që luajnë dhe jo vetëm të fëmijëve pasi që vidolojërat janë një praktikë që preferohen shumë edhe nga të rriturit.
Në rasin e fëmijëve prindërit duhet të bëjnë kujdes dhe të punojnë shumë që të arrijnë të bëjnë një shkëputje graduale të fëmijëve të tyre nga bota e videolojërave.
Ju mund ta bëni këtë duke propozuar të bëni shëtitje që nuk i keni bërë asnjëherë, duke organizuar festa me muzikë të këndshme dhe duke ftuar miq të afërt të familjes. Mos tentoni që t’ua largoni pajisjet me dhunë. /GazetaShneta/


