Nga mënyra se si lëvizni dhe flini, se si ndërveproni me njerëzit rreth jush, depresioni mund të ju ndryshojë thuajsë çdo process jetësor. Është madje e dukshme në mënyrën se si flisni dhe shprehni veten në të shrkuar.
Ndonjëherë kjo “gjuhë depresioni” mund të ketë një efekt të fuqishëm tek të tjerët. Vetëm të shqyrtojmë ndikimin e poezisë dhe këngëve të këngëve të artistëve Sylvia Plath dhe Kurt Cobain, të cilët njihen ndër artistët më të mëfhenjë që kanë bërë vetëvrasje nga depresioni, transmeton GazetaShneta.
Kjo mund të ndihmojë në gjetjen e karakteristikave gjuhësore që mund të mos thuhen nga njerëzit depresivë, ku sipas shkencëtarëve, duke llogaritur përqindjen e përhapjes së fjalëve dhe klasave të fjalëve, larmisë leksikore, gjatësisë mesatare të fjalive, modeleve gramatikore dhe shumë faktorë të tjerë, mund të zbulohet nëse ai person po vuan nga depresioni ose jo.
Nga studimet e bërë është gjetur se disa fjalë mund të shërbejnë si “simptoma” të vogla që tregojnë për depresionin; ata me simptoma të depresionit përdorin një sasi të tepruar fjalësh që përcjellin emocione negative, veçanërisht mbiemra ose folke negativë – të tilla si “i vetmuar”, “i trishtuar” ose “i mjerë”, përcjellë “Clinical Psychological Science”.
Më interesante është përdorimi i përemrave. Ata me simptoma të depresionit përdorin ndjeshëm më shumë përemra të një personi në vetën e parë – të tilla si “mua”, “unë” dhe “i imi”; ndërsa përdorimi i përemrave të vetës së dytë ose të tretë ishte dukshëm më I ulët.
Ky model i përdorimit të përemrit sugjeron se njerëzit me depresion janë më të përqendruar në vetvete dhe më pak të lidhur me të tjerët. Studiuesit kanë raportuar se përemrat janë në fakt më të besueshëm në identifikimin e depresionit sesa në fjalët negative të emocioneve./GazetaShneta/