Është zyrtare. Toka është më e nxehtë se kurrë.
Muajin e kaluar, planeti përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë në histori, transmeton Gazeta Shneta.
Europa ishte një nga pikat fokale të motit të nxehtë. Ndërsa Franca regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë të premten e kaluar, ndërsa merkuri u rrit në 46 ° C në disa pjesë të vendit.
Me valët e nxehtësisë që godasin Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, ekspertët e shëndetësisë i paralajmërojnë njerëzit që të jenë të kujdesshëm kur stërvitën ose punojnë në diell.
Shumë ekspozim ndaj nxehtësisë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë goditje nga nxehtësia, shkruan “The Conversation”.
Simptomat e sëmundjeve që mund të shkaktohen nga nxehtësia e tepërt janë: djersitja e tepruar, kokëdhembje e lehtë dhe frymëmarrja e shpejtë.
Nëse ushtroni në vapë, sigurohuni që të hidratoni mirë dhe përpiquni që stërvitjet t’i bëni para orës 10:00 ose pas orës 6:00 të pasdites.
Nëse punoni në diell, vishni rroba të lehta, me ngjyra të lehta, dhe po ashtu sigurohuni të pini shumë ujë.
Nëse ju përjetoni simptoma të njejta atëherë duhet të gjeni një vend më të freskët, të uleni dhe të pushoni deri sa t’iu kalojë marramendja, frymëmarrja e shpejtë ose të ngadalësohen rrahjet e zemrës.
Kur një person është duke përjetuar goditjen nga vapa, temperatura e trupit të tyre arrin deri në 40 gradë Celsius ose edhe më shumë. Simptomat përfshijnë konfuzion, paqartësi në të folur, djersitje të madhe, humbje të vetëdijes, lëkurë të thatë etj.
Këto simptome konsiderohen si urgjente dhe nëse nuk merren masa sa më shpejtë atëherë ato do të sulmojnë trurin dhe gjithcka mund të përfundojë në fatalitet. /GazetaShneta/