Ngrënia e vezëve krahas ushqimit tjetër mund të ndihmojë trupin tonë të merr më shumë vitamina.
Por për dekada, ngrënia e vezëve ka qenë gjithashtu e diskutueshme për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të kolesterolit, të cilën disa studime kanë lidhur me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Por, studiuesit nuk e kanë lidhur përfundimisht konsumin e kolesterolit me një rrezik të rritur të sëmundjeve kardiovaskulare. Si rezultat, udhëzimet dietike në Sh.B.A nuk kanë më një kufizim të kolesterolit.
Në vend të kësaj, theksi vihet në kufizimin e sa yndyrave të ngopura konsumojmë, gjë që mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Ushqimet që përmbajnë yndyrna trans, në veçanti, rrisin nivelet tona të kolesterolit./GazetaShneta/