Doktor Karan ka ndarë një video duke inkurajuar njerëzit që të kujdesen në luftën kundër koranavirus.
Ai postoi një video në ‘TikTok’ duke sqaruar se maskat nuk garantojnë që koronavirusi nuk do të përhapet dhe se ato nuk janë një zëvendësim për distancimin shoqëror shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Ai shton se është një çështje polemike, sepse edhe Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton këshillat e saj për përdorimin e maskave, duke shtuar se ato nuk janë zëvendësim për distancimin shoqëror.
Ai më pas shpjegon se është e rëndësishme për disa njerëz t’i veshin ato, por shumica nuk duhet.
‘Nëse një person është i sëmurë, kujdeset për dikë të sëmurë ose një punonjës të kujdesit shëndetësor, është e rëndësishme të mbroni veten dhe të tjerët.Por nuk është një garanci që nuk do të sëmuresh.”
Ai shtoi se maskat në fytyrë nuk ndalojnë grimcat e virusit të kalojnë në gojë, dhe mund të transmetohen edhe nëpër sy.
Ai shton: ‘Dhe mbani mend, me të njëjtat doreza do të prekni timonin tuaj, mund të prekni aksidentalisht dorën tuaj, duke transferuar mikrobet në veten tuaj.Thjesht lani duart, qëndroni të sigurt’./GazetaShneta/