COVID-19 mund të infektoj organet në të gjithë trupin përfshirë, mushkëritë, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët, raportuan studiuesit.
Dy raporte të veçanta sugjerojnë se virusi shkon shumë larg nga mushkëritë dhe mund të sulmoj organe të ndryshme – gjetje që mund të ndihmojnë në shpjegimin e gamës së gjerë të simptomave të shkaktuara nga infeksioni COVID-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa prej simptomave mëdyshëse që shihen te pacientët me koronavirus.
Covid-19 klasifikohet si një virus i frymëmarrjes dhe transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por gjithashtu ndonjëherë mund të shkaktoj diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale.
Studiuesit kanë gjetur prova të virusit në jashtëqitje të pacientëve dhe paralajmërojnë se ai mund të transmetohet përmes asaj që njihet si rruga fekale-orale./GazetaShneta/