Simptomat të tilla si lodhja, mund të zgjasin pas një infeksioni Covid, për një kohë vërtet të gjatë.
Dr. Chris ndan dy këshilla për të kapërcyer lodhjen. Cilat janë ato?
Duke dalë në ITV këtë mëngjes, Dr. Chris adresoi simptomat e “gjata të Covidit” që po hasin të rinjtë, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Mjeku shpjegoi se lodhja mund të jetë “mjaft dobësuese” dhe se mund të “zvarritet për disa muaj”.
Kushdo që vuan nga lodhja post-virale, Dr. Chris sugjeron që të pushoni mjaftueshëm. Krahas pushimit dhe pirjes së “shumë lëngjeve”, Dr. Chris rekomandon dy suplemente.
E para është bashkë-enzimë Q10 dhe tjetra janë suplemente të vitaminës B, pasi që të dy ndihmojnë në nivelet e energjisë.
Ko-enzimë Q10 (CoQ10)
Sipas burimit Web MD, ko-enzima Q10, është një “substancë e rëndësishme e ngjashme me vitaminën që kërkohet për funksionimin e duhur të reaksioneve kimike në trup”.
Krahas “sigurimit të energjisë për qelizat”, CoQ10 gjithashtu ka aktivitet antioksidues.
Vitaminat B
Njerëzit që vuajnë nga një sëmundje, siç është Covidi, mund të kenë mungesë të vitaminës B, prandaj nivelet e energjisë do të ishin të ulëta.
Në fakt, të gjitha vitaminat B ndihmojnë në çlirimin e energjisë, e cila është ndoshta arsyeja pse Dr. Chris rekomandon të merret një shtesë e vitaminës B. /Gazeta Shneta/