Studimi i ri i botuar në “The Lancet Child and Adolescent Health” – Britani, tregon se covid-19 është rrallë aktiv te të porsalindurit.
Foshnjet e porsalindura që janë të infektuara me covid-19 zakonisht shërohen shpejt dhe kanë simptoma të lehta shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas studiuesve, rreziku që foshnjet të infektohen me covid-19 është i ulët, madje në këtë kategori hyjnë edhe foshnjet, nënat e të cilëve ishin pozitive me covid-19.
Për këtë, studiuesit rekomandojnë që foshnjet të mos ndahen nga nëna dhe të qëndrojnë së bashku pas lindjes, nëse është e mundur.
Ecuria e studimit
Studiuesit në Londër rishikuan të dhënat e muajit mars dhe prill të vitit 2020, më konkretisht, foshnjet të cilat u pranuan në spital brenda 28 ditëve të para të jetës së tyre, si pasojë e infektimit me covid-19.
Bashkëautori i studimit, Dr.Christopher Gale, ka ndarë disa rezultate rreth studimit.
“Infeksioni SARS-CoV-2 është shumë i rrallë te foshnjet e porsalindura, pasi gjatë periudhës së studimit 120 mijë foshnje kanë lindur në Britaninë e Madhe gjatë periudhës mars-prill dhe prej tyre 66 ishin infektuar me covid-19”.
Gale ka thënë tutje se nga 66 të porsalindurit, 17 prej tyre kishin nënat të infektuara me covid-19 dhe vetëm në dy raste dyshohej se virusi kishte kaluar gjatë shtatzënisë nga nëna te foshnja.
Studimi raportoi se afërsisht 300 nëna të infektuar me covid-19 lindën gjatë kësaj periudhe në Britani./GazetaShneta/