Është raportuar rasti i parë i një foshnje të lindur në Florida me antitrupa të Covid-19, pasi nëna mori vaksinën në tremujorin e fundit të shtatzënisë.
Lajm i mirë pasi edhe hulumtimet e fundit kanë vërtetuar se gratë shtatzëna që ishin infektuar më parë më Covid-19 mund të transferojnë antitrupa tek foshnja e tyre, në mitër shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Carl P.Weiner, profesor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Kansas, ka thënë “Vaksinat që nuk përmbajnë virus aktiv janë administruar në mënyrë të sigurt gjatë shtatzënisë për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe foshnjes”.
Weiner ka shpjeguar se efekti i vaksinës nuk arrin në fetus, por përkundrazi bën që gruaja shtatzënë të prodhojë antitrupa mbrojtës të Imunoglobulinës G (IgG) që kalon në placentë dhe qarkullon tek fetusi.
Dr.Weiner ka përcjellur edhe dy studime që sugjerojnë se vaksinat nga Pfizer dhe Moderna janë efektive për gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre.
Studimet e botuara në American Journal of Obstetrics & Gynecology konkluduan se nivelet e antitrupave te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse janë ekuivalente me gratë jo shtatzëna./GazetaShneta/