Një artist portretesh ka dhënë një dhuratë të bukur në rrugët e Nju Jork për të falenderuar punonjësit e vijës së parë të frontit pas shërimit nga COVID-19.
Historinë e krijimit artisitik ai e rrëfen për burimin Washington Post, përcjell Gazeta Shneta.
“Në një ditë të muajit mars 2020 fillova të kollitesha dhe qe nisma e betejës time disa mujore me Covid-19. Unë jetoj në Bushwick, Brooklyn, përtej rrugës nga Qendra Mjekësore Wyckoff Heights, ku ishte trajtuar pacienti i parë që vdiq nga Covidi” në Nju Jork.
Në fund të marsit kishte një zhurmë të vazhdueshme në bllokun tim të shkaktuar nga gjeneratorët e tre kamionëve të mëdhenj, frigoriferë të bardhë, të gjithë shërbenin si depo e përkohshme për viktimat e Covid-19.
Rreth kësaj kohe, fqinji im në katin e sipërm bëri një banderolë të madhe ku shkruhej “Faleminderit stafit të spitalit Wyckoff!” dhe e varën atë në anën e ndërtesës sonë të banimit përballë spitalit. Ai gjest më la thellësisht të frymëzuar.
Unë kam qenë një artist për më shumë se 30 vjet dhe kryesisht i pikturoj njerëzit në një mënyrë të përshkruar më mirë si “realizëm”. Vendosa që po të pikturoja portrete të punëtorëve të vijës së parë, të paktën do të bëja pjesën time të vogël për t’i nderuar ata – u shpreh artisti amerikan. /Gazeta Shneta/