Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QKUK hiqet me sukses tumori i rrallë te një foshnjë njëjavëshe

Lajme 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale te një foshnjë vetëm njëjavëshe, e diagnostikuar me një tumor të rrallë në zonën e gojës dhe fytit, i cili rrezikonte seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen.

Sipas njoftimit të QKUK-së, kjo patologji paraqitet në rreth një rast në 35 mijë deri në 200 mijë lindje të gjalla dhe, nëse nuk sigurohen me kohë rrugët e frymëmarrjes, mund të ketë pasoja fatale, përcjell Gazeta Shneta.

Pas diagnostikimit të hershëm, ekipi i Klinikës së Neonatologjisë siguroi në mënyrë emergjente frymëmarrjen e foshnjës. Më pas u kryen ekzaminimet radiologjike dhe vlerësimi nga ekipet përkatëse, për të planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale.

Sipas QKUK – së, operacioni u realizua nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, nën udhëheqjen e dr. Alban Olluri, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Agreta Gashi Gecaj, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë.

Sipas njoftimit, tumori u hoq plotësisht, duke ruajtur strukturat anatomike përreth dhe pa komplikime gjatë ndërhyrjes.

Gjendja e foshnjës pas operacionit është e qëndrueshme. Ajo merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e ekipeve mjekësore.

Artikulli paraprak4 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit
Artikulli i rradhës Vala e të nxehtit në Francë shkaktoi rritje të vdekjeve me gati 30% brenda një jave

Ju sugjerojmë

Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

03/07/2026 Lajme

346 pacientë u trajtuan me terapi fikse ortodontike në QKSK gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

03/07/2026 Lajme

Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

03/07/2026 Lajme

125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës

03/07/2026 Lajme

Implanti nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës

03/07/2026 Lajme

AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.