Një biologe, e cila shkruan këshilla për shëndetin e fëmijëve çdo javë, këtë javë ka vendosur që të shkruaj metodën natyrale për eliminimin e morrave.
Ajo ka shpjeguar metodën në disa pika, të cilat do t’i ndiqni më poshtë:
- Lagni kokën e fëmijës tuaj me uthull molle (jo në vendet ku ka plagë të hapura). Uthulla e mollës shkatërron vezët e morrave.
- Prisni derisa të thahet uthulla e mollës në kokë.
- Pastaj lyeni kokën e fëmijës me vaj kokosi nga rrënja deri në majat e flokut, mbështilleni me një qese dhe lëreni vajin të veprojë për 2 orë.
- Merrni krehrin adekuat për pastrimin e morrave (mund te gjeni edhe në farmaci) dhe me kujdes, pastroni çdo pjesë të flokut me anë të tij.
- Filloni nga rrënja e flokut me kujdes deri në fund të flokut.
- Në fund, lajeni flokun si zakonisht.