Cilat janë efektet e notit gjatë shtatzënisë?

2017-04-22 në ora 16:39

Noti gjatë shtatzënisë mund të ju ndihmojë të luftoni me dhimbjet agonuese. Këto janë disa përfitime të tjera që vijnë me përdorimin e këtij sporti gjatë atyre muajve të vështirë:

Mungesa e gravitetit

Pasi trupi nuk ka për detyrim ta mposhtë gravitetin, do të zbuloni se lëvizjet mund të kryhen më lehtë, pa pasur nevojë për ndonjë sforcim fizik i cili mund të shkoj në dëm të bebes shkruan Pregnancy Video, transmeton Gazeta Shneta.

Ulja e mundësisë të ënjtjes së këmbëve

Noti i rregullt mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe limfës, e cila e ulë mundësine e ënjtjes së këmbëve, që është mjaft prezente tek gratë shtatzëna.

Lamtumirë dhimbjeve statike

Shtyerjet e fëmijës në nervat e statikat mund të zvogëlohen me ndihmën e notit dhe kështu ju mund të gëzoni një gamë të ripërtërirë lëvizjeje.

Lamtumirë përzierjeve në mëngjes

Nëse notoni në ujë me temperaturë të ftohtë, më në fund mund të hjekni qafe përzierjet në mëngjes, të cilat mund t’iu shtyejnë drejt vjelljes.

Tonalitet më të mirë të muskujve

Noti i rregullt mund të sigurojë që ju të qëndroni në formë, duke u përgatitur për lindjen aktuale./Gazeta Shneta/