Diarreja zakonisht është një gjendje që shkaktohet nga një infeksion bakterial ose viral.
Varësisht nga mosha, tek të posalindurit, diarreja vjen si pasojë e dehidratimit të foshnjes shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Egzistojnë më shumë arsyje se çfarë e shkakton diarrenë tek bebet, e ndër to janë:
Infeksionet bakteriale: Salmonella, Staphylococcus, Shigella dhe E.coli janë disa nga bakteret që shkaktojnë diarre.Disa nga simptomat që shfaqen si pasojë e infeksionit bakterial janë dhimbja e barkut dhe ethe.
Infeksionet virale: Viruset mund të shkaktojnë diarre tek foshnjet, duke shfaqur simptoma të tilla si ethe, dhimbje barku dhe të vjella.

Intoleranca ndaj ushqimit: Ndryshe nga alergjitë, intoleranca ndaj ushqimit nuk është reagim që përfshin sistemin imunitar.Ndër më të njohura është intoleranca ndaj laktozës.
Përdorimi i antibiotikëve: Diarrea mund të shfaqet edhe kur bebi juaj ka përfunduar përdorimin e antibiotikëve, pasi kjo tregon efektivitetin e saj./GazetaShneta/

