- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri tregon se nivelet e larta të lipoproteinës(a), e njohur si Lp(a), lidhen me rritje të ndjeshme të rrezikut për ngjarje serioze kardiovaskulare, si goditja në tru dhe vdekja nga sëmundjet e zemrës. Ky rrezik është veçanërisht i lartë tek personat që tashmë kanë sëmundje kardiovaskulare, duke…
Specializantët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) që pagesa vjetore e specializimit të jetë e njëjtë me atë të specializantëve nga Kosova. Një grup specializantësh nga vendet e rajonit i ka dërguar një kërkesë redaksisë së Gazetës…
Vitamina D, e njohur si “vitamina e diellit”, është thelbësore për shumë procese në trup, por përdorimi i saj shpesh mbivlerësohet. Studime të fundit hedhin dritë mbi rolin e saj në shëndet, duke përfshirë ndikimin në diabetin e tipit 2, shëndetin e trurit dhe sistemin imunitar. Një studim i publikuar…
Një studim i ri sugjeron se edhe sasitë e vogla të alkoolit mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e trurit, duke vënë në pikëpyetje idenë se ekziston një nivel “i sigurt” i konsumit. Studiuesit analizuan të rriturit të shëndetshëm që nuk e tejkalonin kufirin e konsideruar me “rrezik të…
Tretja e keqe (dispepsia) dhe urthi janë shumë të zakonshme gjatë shtatzënisë, duke prekur rreth 8 në 10 gra. Tretja e keqe përshkruhet si parehati ose dhimbje në stomak, zakonisht pas ngrënies, ndërsa urthi është një ndjesi djegieje në gjoks ose stomak që shkaktohet nga kthimi i acidit të stomakut…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin, raporton EO. Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së para mediave tha se për bashkëpunimin me Osmanin u përkrah nga anëtarët. “Me votim në…
Një mjet i ri gjenetik ka gjasa të jetë premtues të përmirësojë vlerësimin e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke analizuar predispozitën e trashëguar për tetë gjendje të ndryshme në një test të vetëm. Ky zhvillim vjen në një kohë kur sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë.…
Laboratori Referent i Influencës në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka përmbyllur me sukses vlerësimin ndërkombëtar të cilësisë për vitin 2025, të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ky vlerësim është pjesë e programit global për monitorimin e influencës (virusi i gripit).…

