- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka njoftuar organizimin e Konferencës së VII-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë, ngjarje profesionale kjo që pritet të mbledhë ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë tij. Konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në Hotel Emerald, në Prishtinë, dhe do të sjellë ligjërues…
Hemorroidet, të njohura edhe si “maja”, janë një problem i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe shfaqen si vena të fryra në zonën e rektumit dhe anusit. Edhe pse shpesh janë të pakëndshme, ato zakonisht nuk paraqesin rrezik serioz për shëndetin e nënës apo të foshnjës. Këto mund të jenë të brendshme,…
Pasiguritë ekonomike dhe tensionet gjeopolitike të lidhura me konfliktin në Iran po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shëndetin mendor të qytetarëve, duke rritur nivelin e ankthit dhe stresit në shoqëri. Sipas psikiatrit Kazuhiro Tajima, kjo situatë krijon një ndjenjë të humbjes së kontrollit, e cila shpesh çon në probleme…
Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e parë dhe të tretë. Ndryshimet hormonale në fillim të shtatzënisë dhe pesha në rritje në fund të saj janë ndër arsyet kryesore pse shumë gra ndihen të rraskapitura. Gjatë tremujorit të parë, trupi pëson ndryshime të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur, por vetëm është ndërprerë dhe do të vazhdojë sapo të plotësohen kushtet. Ajo tha se pret që të ketë takime dhe përpjekje nga subjektet politike për të arritur një zgjidhje dhe për…
Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i janë shtuar në ekipin e tij tre specialistë të rinj. Siç ka njoftuar ky spital, ekipit mjekësor i janë bashkuar: Arben Lucaj, specialist i emergjencës, Ardian Jusufi, specialist i urologjisë dhe Gjon Komani, specialist i hematologjisë. “Ky është një hap konkret në…
Urthi dhe tretja e vështirë janë ndër shqetësimet më të zakonshme gjatë shtatzënisë, duke prekur rreth 8 në 10 gra. Këto gjendje shkaktojnë parehati në stomak dhe kraharor, por zakonisht nuk përbëjnë rrezik për beben. Tretja e vështirë (dispepsia) përshkruan ndjesinë e dhimbjes, fryrjes apo të përzierave në stomak, shpesh…
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin paga nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ky vendim vlen për të gjithë zyrtarët publikë që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. “Po…

