- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me inicialet Z.M., në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në spital, dyshohet…
Tre vullnetarë të Kryqit të Kuq në Republikën Demokratike të Kongos kanë humbur jetën nga raste të dyshuara të Ebolës, ndërsa shpërthimi i virusit vazhdon të përhapet në provincën Ituri, epiqendra e epidemisë në vend. Organizata bëri të ditur se viktimat, dyshohet se u infektuan gjatë trajtimit të trupave të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se qeset me nikotinë po promovohen në mënyrë “agresive” tek të rinjtë dhe fëmijët, duke rritur rrezikun e varësisë nga nikotina në moshë të hershme. Sipas një raporti të ri të OBSH-së, tregu global i këtyre produkteve po rritet me ritme të shpejta, ndërsa…
Australia ka regjistruar viktimën e parë nga difteria, ndërsa vendi po përballet me shpërthimin më të madh të kësaj sëmundjeje në më shumë se tri dekada. Sipas mediave ndërkombëtare si BBC, këtë vit janë regjistruar 245 raste, numri më i lartë që nga viti 1991. Shumica e rasteve janë raportuar…
Infeksionet bakteriale seksualisht të transmetueshme, përfshirë sifilizin dhe gonorrenë, kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Agjencia paralajmëron se rastet janë në rritje të vazhdueshme prej më shumë se një dekade. Sipas raportit, gjatë…
Në prag të nisjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës gjatë zgjedhjeve parlamentare. Në reagimin e BE-së kërkohet që subjektet politike të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve në Pavionin D, ku stafi korrektues ka identifikuar substanca të dyshuara të fshehura në pampersin e një fëmije…
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 26 maj 2026, ka zgjedhur Dr. Faik Shatrin në pozitën e Kryesuesit të Bordit Drejtues, me mandat njëvjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, zgjedhja e tij është bërë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe…

