- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin r Përgjithshëm në Pejë janë kryer 122 ekzaminime me rëntgen, si pjesë e shërbimeve diagnostikuese për pacientët. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar edhe 535 vizita specialistike, ndërsa 29 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht në…
Përpjekjet e industrisë farmaceutike për të luftuar rezistencën ndaj antimikrobikëve po mbeten prapa përhapjes së infeksioneve rezistente ndaj barnave, sipas një raporti të ri ndërkombëtar. Raporti i publikuar nga Access to Medicine Foundation tregon se numri i projekteve për zhvillimin e barnave kundër rezistencës antimikrobike (AMR) është ulur ndjeshëm gjatë…
Gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17°C. Tutje, IHMK ka bërë të ditur se era do të fryjë nga verilindja…
Një studim i ri dhe i gjerë shkencor ka zbuluar se spermatozoidet e meshkujve lëvizin më shpejt gjatë verës krahasuar me dimrin. Hulumtimi analizoi më shumë se 15,000 mostra të spermës dhe ofron të dhëna të rëndësishme për çiftet që po përpiqen të kenë fëmijë, si edhe për klinikat e…
Një studim i ri ka zbuluar se menaxhimi i stresit tek prindërit mund të luajë rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të obezitetit tek fëmijët e vegjël. Studiuesit theksojnë se kur prindërit ndihen të mbingarkuar, rutinat familjare priren të prishet, zgjedhjet ushqimore bëhen më pak të shëndetshme dhe sjelljet…
Numri i rasteve të kancerit të gjirit pritet të rritet ndjeshëm në mbarë botën gjatë dekadave të ardhshme. Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “The Lancet Oncology”, deri në vitin 2050 rastet mund të arrijnë në rreth 3.5 milionë në vit, rreth një e treta më…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar për ndarjen nga jeta të infermierit dhe punëtorit shëndetësor Bejtulla Haziri, i cili ndërroi jetë më 11 mars 2026. Spitali, përmes një njoftimi të lëshuar, ka shprehur dhimbje për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tyre afatgjatë, duke theksuar kontributin…
Vdekja e 3-vjeçares, reagojnë anesteziologët: Të priten rezultatet e hetimeve, jo sensacion mediatik
Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes tragjike të një fëmije 3-vjeçar, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kërkuar trajtim më të kujdesshëm të rastit në opinionin publik. Në reagimin e saj, shoqata thekson se dhimbja e familjes duhet të trajtohet me respekt dhe dinjitet,…

