Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

European Commission ka prezantuar një platformë të re me inteligjencë artificiale të quajtur TraceMap, e cila synon të përmirësojë zbulimin e mashtrimeve ushqimore, identifikimin e ushqimeve të kontaminuara dhe reagimin më të shpejtë ndaj krizave të sigurisë ushqimore në Bashkimin Evropian. Sipas Komisionit, platforma është tashmë në dispozicion të autoriteteve…

Më shumë

Përdorimi i mediave sociale lidhet me depresionin, veçanërisht tek vajzat adoleshente. Por një studim i ri argumenton se çështja mund të jetë më komplekse nga sa mendojnë ekspertët. Hulumtimi, i botuar në revistën The Lancet Child & Adolescent Health, përfshiu intervista me gati 10,000 adoleshentë të moshës 13 dhe 16…

Më shumë

Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 15 në 18 gradë Celsius. Ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me…

Më shumë